
Një i ri nga Fieri është vënë nën hetim, pas denoncimit të bërë nga një vajzë e re për përndjekje.
Nga ana e policisë së Fierit u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, me banim në Fier.
Hetimi ndaj adoleshentit nisi për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 15 vjeçe.
Ndaj 17-vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



