Arrestohet 30-vjeçari që shiste lëndë narkotike në Durrës

Arrestohet 30-vjeçari që shiste lëndë narkotike në Durrës

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike.

30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë. Sekuestrohet një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës.

Drupal Ad

Në njoftim thuhet:

"Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore  se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale  kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:  L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi  punonjësit e  Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja".

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy