Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 15-vjeçarin që po lëvizte me motor në Belsh

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 15-vjeçarin që po lëvizte me motor në Belsh

Policia e Elbasanit ka arestuar 34-vjeçarin me iniciale T. N., pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin e tij  është përplasur me një motomjet në aksin rrugor Belsh – Marinë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari që drejtonte motorin dhe është plagosur bashkëmoshatari I tij.

Po ashtu policia ka vënë në pranga E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:  Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
 
-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të;

-E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy