Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 vite burg Armando Koçerrin, një prej të pandehurve si pjesë e grupit Habilaj.
Togat e zeza e dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Ndaj Koçerrit rëndonte akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, teksa u kap në Vlorë në vitin 2017 në banesën e tij në Babicë, me 4. 5 ton lëndë narkotike, që dyshohej se i përkiste bandës së Habilajve.
Edhe pse prokuroria kërkoi 15 vite burg, gjykata vendosi ta dënojë përfundimisht me 10 vite.
Armando Koçerri ishte i vetmi anëtar i Habilajve që ndodhet në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, me të njëjtat akuza: trafik narkotikësh dhe grup kriminal.



