Në aksin Lezhë-Fushë-Krujë mungesa e sinjalistikës së duhur rrugore ka bërë që ky segment të kthehet në një burim aksidentesh edhe me pasojë vdekje.
Vetëm gjatë një muaji një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur, ndërsa ekspertët rrugorë thonë se drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes me parakalimet dhe të mos përdorin telefonin.



