Një person ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Ballsh.
Rreth orës 10:45, në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë, Ballsh, është përmbysur automjeti tip kamion me targa AA 184 FK.
Për pasojë drejtuesi i mjetit Ben Rustemi, 52 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërkohë që policia po punon për të hedhur dritë mbi çfarë ka ndodhur.



