Lushnjë/ U tremb nga tërmeti, i riu humb jetën pas rrëzimit nga shkallët e banesës

Lushnjë/ U tremb nga tërmeti, i riu humb jetën pas rrëzimit nga shkallët e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çinar të Lushnjës.

Një 20-vjeçar i identifikuar si Daniel Rika, është trembur në gjumë pas tërmetit dhe ka vrapuar për t’u larguar nga banesa, por është rrëzuar në shkallë, duke humbur për pasojë jetën.

Korrespondentja e MCN TV raporton se i ndjeri, i cili jetonte me dy prindërit, vuante nga ankthi.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Lushnjës. Një tërmet me magnitudë 4,5 i shkallës Rihter u regjistrua dje në Lushnjë, pak pas mesnate. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy