
Autoritetet greke po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941.
Mësohet se komisioni i përbashkët greko shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele të pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit. Parcela që po hapet sot parashikohet të shtrihet me një gjatësi 80×40 metra.
Siç raporton korrespondenti i MCN TV, në vendngjarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës, i cili nuk pranoi të jepte informacion pasi nuk ishte i autorizuar.
Mendohet se në këtë parcelë ka varr masiv të ushtarëve grekë, të cilët sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë mbi 100 trupa.



