Policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për vjedhjen e bankës në Vlorë, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti.
Lorenc Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë, është ndaluar nga efektivët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës, pas hetimeve intensive të kryera në lidhje me vjedhjen e bankës së nivelit të dytë ndodhur më datë 11.07.2016.
Gjini dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar në lidhje me kryerjen e kësaj vjedhjeje.
Gjini është përsoni i dytë që arrestohet si i dyshuar për përfshirjen në vjedhjen e bankës.
