Mbeti e bllokuar në banesën e përfshirë nga zjarri/ Shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë

Mbeti e bllokuar në banesën e përfshirë nga zjarri/ Shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë bërë të ditur se i kanë ardhur në ndihmë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar pasi kishte rënë zjarr në banesën e saj.    

Policia ka marrë mbrëmë njoftim se në një banesë në rrugën "Sali Nivica", kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë. 

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.

19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy