Sulmet e 2017 në Parlament/ Gjykata dënon ish-kryetarin e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

Sulmet e 2017 në Parlament/ Gjykata dënon ish-kryetarin e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

Gjykata Penale në Shkup dënoi me gjashtë vjet e gjysmë burg ish-kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Trajko Veljanovski për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit 2017.

Për të njëjtën vepër, gjykata u shqiptoi dënimin me nga gjashtë vjet e tre muaj burg edhe Mile Janakievskit, ish-ministër i Transportit dhe Spiro Ristovskit, ish ministër i Arsimit në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Ndërkaq, ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski u dënua me 6 vjet burgim.

Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Prokurorët u shprehën të habitur me dënimet e ulëta për një akuzë të tillë.

Gjykatësi Ile Tërpkov tha se dënimet janë minimale për shkak të qëndrimit korrekt dhe bashkëpunimit nga ana e të akuzuarve. Ai tha se “shteti mbrohet me mend dhe me zemër e jo me dhunë që lëndoi thelbin e demokracisë”.

Gjykatësi theksoi se zoti Veljanovski nuk respektoi rregulloren e parlamentit në seancën konstituive më 27 prill, 2017. Sipas akt-akuzës, ai njoftoi ish-Kryeministrin Guevski, i cili ndodhej në Vjenë, se Lidhja Social Demokrate do të zgjidhte Talat Xhaferin për kryetar të Parlamentit. Në atë çast, ish ministri i Arsimit Spiro Ristovski i thotë deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukovskit, që ta hapte derën kryesore të Parlametit për të hyrë masa e njerëzve që po protestonin përjashta.

Procesi gjyqësor ka zgjatur një vit e gjashtë muaj.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve e gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017.

Gjatë sulmit u lëndua rëndë deputeti Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, i cili u shtrua në spital për disa ditë, si dhe Kryetari i i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev.

Kjo pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi.

Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy