
Pas njohjes së masës së sigurisë “Arrest me burg” për Martina Pajollarin, dhënë sot nga Gjykata e Korçës, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të kushërinjve Mollaj. Ai ka kërkuar pranë gjykatës sigurimin e dëshmisë së 18-vjeçares Martina Pajollari pasi sipas avokatit, 18-vjeçarja nga fshati Marjan ka dëshmi kontradiktore që përplasen me njëra-tjetrën.
Dëshmi të cilat gjithnjë sipas avokatit mund të kenë ardhur edhe nga faktorë të ndryshëm. Duke lënë të kuptohet se dëshmitë që përplasen me njëra-tjetrën nuk e ndihmojnë hetimin e çështjes ndaj edhe për këtë avokati i kushërinjve Mollaj ka kërkuar sigurimin e dëshmisë së vajzës, e cila për policinë akuzohet për “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarje.
Kujtojmë që ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit. Më herët janë arrestuar kushërinjtë, Valter dhe Edlir Mollaj si dhe Bleti Angjo.



