“September” vë në pranga të shpallurin në kërkim nga drejtësia italiane

“September” vë në pranga të shpallurin në kërkim nga drejtësia italiane

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “September” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë. 

54-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçe-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy