
Policia ka arrestuar dy hajdutë, ish-të dënuar më parë, pasi grabitën dhe dhunuan katër emigrantë nga vendet e lindjes.
Ronaldo Mehmeti 20 vjeç banues në fshatin Moravë dhe Ergin Brami 25 vjeç nga Vlora në datë 2 gusht i ndihmuan katër emigrantët që të kalonin kufirin nga Greqia dhe më pas i morën me makinë duke u premtuar se do t'i transportonin drejt Tiranës.
Por në afërsi të fshatit Drenovë dy të rinjtë u kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe goditën me thikë, njërin prej tyre i cili u dërgua në spital.
Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim.



