Një aksion blic po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo të atyre që lëvizin të armatosur.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, kontrollet po kryhen në ambientet e lokaleve që frekuentohen nga përsonat në kërkim, apo të dyshuar për vepra të tjera penale.
Në aksionin e të enjtes janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, të cilët kryejnë një kontroll të imtësishëm tek personat e dyshuar apo objekte të ndryshme.



