Sherr për motive të dobëta, 35-vjeçari godet me sëpatë të riun në Gramsh

Sherr për motive të dobëta, 35-vjeçari godet me sëpatë të riun në Gramsh

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vinë në Gramsh, ku shtetasi me inicialet G. T., 35 vjeç, plagosi me mjet prerës (sopatë), 27-vjeçarin me inicialet T.B.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri u dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy