Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet me qëllim ekstradimin 40 vjeçari

Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet me qëllim ekstradimin 40 vjeçari

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar me 8 vite burg është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”.

Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy