
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70-vjeç, ende i paidentifikuar .
Drejtuesi i kamioonit, shtetasi G. G., është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.



