Lihen në burg dy të arrestuarit në Korçë për shfrytëzim prostitucioni ndaj një vajze të mitur.
Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për të dy të ndaluarit Marsel Baçi, Selam Hyka.
Sipas policisë Marsel Baçi e shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion, ndërsa Selam Hyka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.
Selami Hyka 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para.
Ndërkohë Marsel Baçi 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.



