15 muaj burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

15 muaj burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të akuzuarin për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it në Zveçan, Nenad Orloviç, me 15 muaj burgim dhe 12.000 € gjobë. 

 

Drupal Ad

 

 

 

Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu Selimaj, tha se vendimi do të bëhet direkt i zbatueshëm meqë vjen si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Serbi me shtetësi kosovare dhe të Serbisë, Orloviç, u dënua për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar. 

Ai është në paraburgim prej 26 qershorit të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës ai ka përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër Orloviçit ndërlidhet me 29 majin e vitit të kaluar kur turma e dhunshme e protestuesve serbë lëndoi rreth 90 pjesëtarë të KFOR-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy