Policia: 1 700 efektivë monitorojnë vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit

Policia: 1 700 efektivë monitorojnë vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit

Policia e Shtetit njofton se prej 1 Korrikut, ka nisur monitorimin intensiv të vijës bregdetare për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e pushuesve gjatë sezonit turistik. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bëri të ditur se janë, “1 700 punonjës policie dhe efektivët e Njësisë Policore Detare, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, kanë filluar prej ditës së djeshme të monitorojnë vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit, në kuadër të sezonit turistik 2023”. “Objektivi madhorë, siguria e pushuesve, vizitorëve, turistëve dhe qytetarëve, si dhe mbarëvajtja e plotë e pa inicidente e sezonit turistik. Këto objektiva synohet të përmbushen nëpërmjet kontrolleve të shtuara në terren, për të parandaluar paligjshmëritë në tërësi, ndotjen akustike, krimet kundër mjedisit, ndërtimet e paligjshme, incidentet në det, krimet kufitare dhe aksidentet rrugore, si dhe duke ndihmuar qytetarët, turistët dhe pushuesit që gjenden në nevojë apo që hasin problematika”,- vijon njoftimin e saj Policia e Shtetit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet me dije se nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe, për të qenë më pranë pushuesve dhe më fleksibël, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale. “Ndërkaq, efektivët e Njësisë Policore Detare do të patrullojnë në det, përgjatë gjithë vijës bregdetare, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, deri në përfundim të sezonit. Kjo njësi do të koordinojë veprimet me punonjësit e Policisë me biçikleta nga toka, dhe me punonjës policie të tjerë të caktuar për të monitoruar vijën bregdetare nga toka, me qëllim që për cilindo që do të tentojë të cenojë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, do të njoftohen patrullat e Njësisë Policore Detare të cilat do të ndërhyjnë për të bllokuar mjetet lundruese dhe për të ndëshkuar pronarët dhe administratorët e tyre, sipas ligjit”,- njofton Policia e Shtetit.. Forcat e rendit garantojnë siguri edhe në zonat malore. “Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në vijim, në Theth dhe në Valbonë do të ngrihen stacione Policie provizore. Në vijim, forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo rast paligjshmërie që është pjesë e detyrave të tyre funksionale, si dhe në bashkëpunim me Policinë Alpine do të ndërhynë kurdo kur qytetarë, turistë apo vizitorë do të hasin problematika gjatë eksplorimit të zonave të thella malore”,- bënë të ditur Policia e Shtetit. Policia e Shtetit përmes njoftimit të saj apelon për qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushet objektivi madhor, sezon turistik plotësisht i sigurtë, në interes të jetës së qytetarëve, pushuesve dhe turistëve, si dhe në interes të imazhit të vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy