Arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit

Arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit

Është arrestuar në Francë ish-trurproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Bëhet fjal për Paul Dedën, i cili kishte kërkuar azil në Francë. Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie, për trafik droge dhe grup kriminal.

Në të njëjtën dosje në Shqipëri është dënuar me 8,8 vite burg edhe ish-truproja tjetër i Tahirit, Hekuran Marku. Ata u hetuan në një prej fraksioneve të dosjes ‘shpirti’, ‘shefi’ dhe ‘kulmi’, për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. 

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy