
Pesë të rinj janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.
Tre prej të rinjvë ndodhen në spitalin e qytetit ku po marrin kujdesin e duhur.
Njoftimi i plotë: Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2022, në lagjen "Pavarësia", Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



