Një pikë këmbimi valutor në qendër të Fushë Krujës është grabitur gjatë natës.
Grabitja është konstatuar mëngjesin e sotëm në orën 07:15 minuta. Grabitësit kanë mundur të futen pasi
kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.
Autorët kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 1 000 000 lekë”. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.



