Pa targa dhe pa numër shasie, digjet gjatë natës makina në Shkodër

Pa targa dhe pa numër shasie, digjet gjatë natës makina në Shkodër

Një automjet i dyshimtë, pa targa dhe me numrin e shasisë të hequr është djegur në orët e mbrëmjes të 27 janarit në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në fshati Grudë të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër.

Automjeti është shkrumbuar nga flakët në një rrugë dytësorë ku nuk ka thuajse asnjë lëvizje dhe në një orë të vonë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Shkodrës të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga dyshimet e para të repartit zjarrfikës mendohet se zjarri në këtë automjet është i qëllimshëm.

Ndërkohë në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për këtë automjet të dyshimtë.

Nga verifikimet e policisë rezulton se kjo makinë është braktisur nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.

Nga hetimet rezulton se ky automjet është pa targa dhe po ashtu personat që e kanë djegur janë kujdesur që të heqin edhe numrin e shasisë.

Grupi hetimor është duke bërë kqyrjen e automjetit nëse mund të gjejnë numrin e shasisë të automjetit në pjesë të tjera për të arritur për të identifikuar se kush e ka pasur në pronësi.

Deri më tani mbetet e paqartë se kush e ka djegur automjetin dhe se kujt i përket.

Ndërkohë forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy