Kapet me fara kanabisi, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Kapet me fara kanabisi, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Në Fier, një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për drogë.

Sipas policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy