Kukës, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre kanosin një person dhe i përplasin makinën

Kukës, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre kanosin një person dhe i përplasin makinën

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, të dyshuar se kanë goditur me makinë automjetin e një personi.

Komisariati i Policisë Kukës shpalli në kërkim shtetasit L. M., 27 vjeç dhe Gj. M., 30 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririn e tyre, shtetasin S. M., 31 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se për  motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Aktualisht po punohet për kapjen e tre shtetasve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy