Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Në kuadër të operacionit, në fshatin Bratosh, u bë lokalizimi i mjetit dhe ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, për ta bllokuar. Në momentin e ndërhyrjes, njëri nga pasagjerët, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë vënë në pranga, konkretisht:
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhezair Zeqiraj, 20 vjeç, Andi Rrukaj, 22 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe u shpall në kërkim shtetasi L. R.
Në vijim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë te dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 643.2 gramë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



