
Një person është gjetur i pajetë në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, ku një person i paidentifikuar rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



