I dyshuar për dhunë në familje dhe shkaktimin e vetëvrasjes/ Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës, Erdgys Arrazi

I dyshuar për dhunë në familje dhe shkaktimin e vetëvrasjes/ Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës, Erdgys Arrazi

Shtetasi Erdgys Arrazi i cili është i arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe për rrjedhojë shkaktimin e vetëvrasjes të Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të këtij çifti në lumin Buna, del sot përpara gjykatës se Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

31 vjeçari sapo ka mbërritur në Gjykatës e Shkodrës, i veshur me bluzë me kapuç.

Ai do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema.

Më përpara në polici pasi është marrë në pyetje Arrazi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët e mitur ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Të tre trupat e pajetë të fëmijëve të tij tashmë janë gjetur ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy