Asgjësohen 894 bimë kanabis në Kukës/ Procedohen dy kryetarë fshatrash dhe dy përgjegjës të pyjeve

Asgjësohen 894 bimë kanabis në Kukës/ Procedohen dy kryetarë fshatrash dhe dy përgjegjës të pyjeve

Në rajonin e Kukësit vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë qarkun, ndërkaq raportohet për finalizimin e fazës së tretë të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”. Me këtë rast raportohet se janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr. Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës: -në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa; -në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 428 bimë narkotike cannabis sativa; -në fshatin Lekbibaj janë gjetur të kultivuara 288 bimë narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit". Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy