
Sektori i krimit ekonomik në policinë e shtetit ka bllokuar një spital privat në kryeqytet me dyshimin se ka kryer evazion fiskal, duke mos deklaruar 1 milion € fitime për 1 vit, 2024-2025.
Bëhet me dije se spitali përveçse nuk kishte deklaruar fitimet gjatë kësaj kohe, shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, teksa punonin edhe pesë punonjës të pasiguruar.
Gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë administratori i spitalit privat, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkaksionerët.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se hetime për evazion fiskal do të kryhet dhe për vitet e kaluara.
Duke cituar burime, gazetari bën me dije se dy aksionerët ndodhen jashtë shtetit.
Do të hetohet gjithashtu nëse ka pasur evazion në vitet e kaluara. Kanë të verifikuar vetëm vitin 2024-2025. Janë gjetur një sasi e konsiderueshme medikamentesh që dyshohet se nuk duhet të përdoreshin në klinikë. Janë sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara dhe 27 lloje medikamentesh. Pjesë e sekuestros kanë qenë dhe 6 njësi kompjuterike.
Burime më bëjnë me dije se dy personat e shpallur në kërkim, aksionerët Bilal Kara dhe Geriana Arapi ndodhen jashtë shtetit.



