Alma K., vajza që shfaqet në videon që oi në dorëheqjen kryebashkiakun e Kukësit, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme. Ajo ka mbërritur e shoqëruar nga një oficere policie, me fytyrë të mbuluar. Alma K. do të njihet me masën e sigurisë, në lidhje me regjistrimin e videos së publikuar disa ditë më parë, ku shfaqej në marrëdhënie intime me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit. Tri ditë më parë, Gjici u vu në pranga me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, ndërsa Alma K. është në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.



