Sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë në korrik të 2022 kaluan në një tjetër drejtim. Në fokus të inteligjncës iranianë u vu infrastruktura kibernetike me fokus plaformat qeveritare, të cilat u bllokuan për disa ditë. Ende pas 6 muajsh, pasojat e atij sulmi janë prezente. Por këtë fund viti hakerat iranianë kaluan në tjetër fazë të sulmit, duke goditur sistemin privat bankar. Disa struktura ka shteti shqiptare për të garantuar sigurinë kibernetike dhe një ndër ta është Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, institucion që pak njerëz e njohin.
AKCESK ka detyrë të mbikëqyrë zbatimin e tre ligjeve mjaft të rëndësishme nga ana e isntitucioneve shtetërore: nënshkrimin elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara si dhe sigurinë kibernetike. MCN TV kërkoi informacion prej këtij autoriteti, me sa sulme kibernetike janë përballur institucionet gjatë 3 viteve të fundit, cilat ishin ato dhe kërkoi një kopje të këtyre raporteve. Përgjigja e mbërritur ishte gjysmake pasi AKCESK-u u fsheh se nuk jep dot emrat e isntitucioneve dhe raportet për shkak se aty ndodhet informacion konfidencial. Ndërsa numri i incidenteve gjatë këtyre tre viteve ka qenë 32. Eksperti i IT, Endri Meksi, sqaron se AKCESK-u ka detyrim që të sqarojë publikun se çfarë ka ndodhur.
“Që të flisnim realisht për dëme apo për dëme potenciale apo masa konkrete që duheshin marrë, do duhej që AKCESK-u të bënte një sqarim më në detaje. Nuk them të sqarojë çdo gjë pasi edhe në vetvete përbën një risk, por të paktën më në detaje për të informacion që çfarë ka ndodhur nga rasti në rast. Pa e patur këtë informacion, jemi totalisht në spekulim. Në Shqipëri kemi një ligj sektori që është ligji për sigurinë kibernetike. Në bazë të atij ka një VKM të 2020-s që ka një listë të infrastrukturave kritike. Janë një sërë entesh shtetërore dhe një grup entesh private që quhen infrastruktura kritike nga këndvështrimi i sigurisë kibernetike. Nëse kanë ndodhur hakerime të tilla, unë them AKCESK-u duhej t’i kishtë bërë publike”, tha Meksi



