Arrestohen dy sirianë në Rinas, për çfarë akuzohen

Arrestohen dy sirianë në Rinas, për çfarë akuzohen

Dy sirianë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas. Raportohet se në pranga ka rënë W. A., 42 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Mashtrime financiare", pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Po ashtu u arrestua edhe një shtetase siriane që akuzohet për falsifikim të pasaportës dhe vulës.

 

NJOFTIMI

Rinas/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një shtetas sirian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga dhe një shtetase siriane, e cila tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës për përballimin me sukses të fluksit të shtuar të lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, gjatë sezonit veror, kanë intensifikuar edhe masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë ndaluar shtetasin sirian W. A., 42 vjeç.  Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, për veprën penale "Mashtrime financiare", pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”

U bë arrestimi provizor i 42-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve që dalin nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë kanë krijuar dyshime për një shtetase të huaj që kishte paraqitur pasaportë estoneze.

Pas kontrollit në laboratorin e Policisë Kufitare ka rezultuar se pasaporta që kishte paraqitur shtetasja H. C. kishte të dhënat e një shtetaseje tjetër dhe kishte një vulë të kontrollit kufitar, të dyshuar të falsifikuar. 

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases H. C., me shtetësi siriane, për veprat penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy