
26-vjeçari i cili u paraqit ditën e djeshme (6 shkurt) në spital pasi ishte dëmtuar me thikë në qafë, dyshohet se është plagosur nga një 22 vjeçar.
Policia ka identifikuar autorin personin me inicialet J. R., 22 vjeç, i cili dyshohet se e ka plagosur Kostandin Ziun gjatë një konflikti fizik.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi Kostandin Ziu, 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R’.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit



