
Një person është gjetur i varur në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë.
Bazuar nga të dhënat paraprake, mësohet se rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në oborrin e banesës së tij, M. C., 63 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



