Kapet në Elbasan i dënuari për drogë

Kapet në Elbasan i dënuari për drogë

Një person i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar për kultivim droge është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy