
Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një grua, nën akuzën se ka braktisur fëmijët e saj të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, mbi të cilën rëndon akuza për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”

Sipas autoriteteve policore, 31-vjeçarja është larguar nga banesa prej tre ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur.
Ende nuk dihet arsyeja pse gruaja ka vendosur të braktisë fëmijët e saj.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e 31-vjeçares.



