Lezhë / Makina përplas këmbësorin

Lezhë / Makina përplas këmbësorin

Një kalimtar është përplasur nga një makinë në Lezhë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, është marrë njoftim se në Balldre ka ndodhur një aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë konstatuar se mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi M.D., banues në Lezhë ka aksidentuar një këmbësor.

I dëmtuari është N.Gj. ,78 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy