
Një trup i pajetë është gjendur pasditen e sotme në një banesë në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve të policisë, kufoma është gjetur në gjendje të dekompozuar, ndërsa dyshohet se i përket 55-vjeçarit Gjergji Kovaçi.
Sipas policisë 55-vjeçari ishte i sëmurë dhe jetonte i vetëm.
Dyshohet që vdekja të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, ndërsa priten konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore. Nga kqyrja paraprake e trupit dyshohet që 55-vjeçari të ketë ndërruar jetë disa javë më parë çka ka sjellë dhe dekompozim të trupit.



