Protesta e 8 janarit, policia kishte sinjalizime për dhunë

Protesta e 8 janarit, policia kishte sinjalizime për dhunë

Shkallët e prokurorisë së tiranës, pritet t’i ngjisë kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-lideri demokrat, Sali Berisha.

Deklarimet e tyre pritet të merren në cilësine e personave që kanë dijeni mbi çështjen hetimore që prokuroria ka hapur para dhe pas datës 8 janar, ku në selinë e PD-së, pati akte të dhunshme, brenda dhe jashtë saj.

Nga një dokument zyrtar i policisë që MCN ka mundur të sigurojë, prokuroria është vënë në lëvizje një ditë para zhvillimit të protestës nga Policia e Shtetit, se grupe të armatosura pritet të ishin në godinë dhe jashtë saj, duke ju referuar mbështetësve të Grupit të Rithemelimit dhe personave që u mobilizuan nga Lulzim Basha për të mbrojtur selinë.

Në këtë shkresë të policisë, kërkohet ndëryrja në sistemin TIMS, si dhe verifikimi i kalimeve në kufi nga shtetas kosovarë, duke iu referuar të ashtuquajturit Grupit të Kumanovës, për të cilët ka të dhëna se kryenin detyrën e truprojave të Lulzim Bashës para dhe gjatë protestës së 8 janarit.

Në këtë shkresë flitet edhe për Florenc Hoxhën, ish-drejtues i lartë i Policisë Bashkiake, dhe së fundmi mbështetës i së djathtës, i fotografuar me persona të dyshimtë dhe të armatosur në selinë e PD-së.

Deri tani prokurorët kanë siguruar deklarimet e 8 prej anëtarve të Partisë Demokratike. Ndërsa si provë materiale janë sekuestruar shumë sende që pritet t'i nënshtrohen dhe një ekspertimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy