Dyshohet se vranë vajzën në 2012, Gjykata lë në burg babë e bir/ Avokati: Provat janë të errëta

Dyshohet se vranë vajzën në 2012, Gjykata lë në burg babë e bir/ Avokati: Provat janë të errëta

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Faik e Shkëlzen Bucin, babë e bir që vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci tetë vite më parë. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg babë e bir.

Pas vendimit avokati mbrojtës Arben Gramo, tha se klientët e tij e kanë mohuar krimin dhe se Faik Buci mendon se e bija është prostituuar pasi nuk vinte në shtëpi.

“Personat nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Në vazhdimësi hetimi do të zbardhë të vërtetën. Provat e prokurorisë janë të errëta. Thjesht janë dyshime mbi bazën e një dëshmie. Kjo cështje ka që në 2012, 2015 dhe 2017. Tani është çelur prapë. I ati dhe vëllai janë takuar me vajzën për herë të fundit në vitin 2009. Ajo nuk banonte të shtëpia e të atit. Nga një gjykim i më mëparshëm, nga ADN dyshohet se ato eshtra janë të Eglantinës. Ata nuk kanë jetuar normalisht, prandaj edhe babai mendon se mund të jetë prostituuar vajza. Sipas Faikut, vajza nuk vinte në shtëpi”,  u shpreh avokati.

Eglandina Buci është vrarë në 2012 në Malin me Gropa nga vëllai i saj, me urdhër të babait.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy