Shpërthen gjatë natës në flakë pusi i naftës në Patos

Shpërthen gjatë natës në flakë pusi i naftës në Patos

Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Kjo ngjarje është regjistruar rreth orës 22.30 në zonën e Dukasit në Patos.

Mësohet se Shërbimi Zjarrfikës Patos menjëherë sapo ka marr njoftimin ka shkuar në vendngjarje së bashku me shërbimin Zjarrfikës Albpetrol Avari Shpëtimit.

Duhet theksuar se pusi i ndodhur në lagjen Dukas, ishte i pozicionuar në mes të shtëpive të banimit, duke rrezikuar këto të fundit. 

Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Zjarri ka rënë gjatë manovrave të punës, ndërsa grupi hetimor dhe policia po hetojnë shkaqet e vërteta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy