Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale/ Beqiraj: Duhet ndërgjegjësimi i të rinjve për respektimin e këtyre të drejtave

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale/ Beqiraj: Duhet ndërgjegjësimi i të rinjve për respektimin e këtyre të drejtave

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, e cila këtë vit fokusohet te Pronësia Intelektuale dhe Rinia për një të ardhme më të mirë.

Në një konference kombëtare të mbajtur sot, Drejtoria e Pronësisë Intelektuale, bëri së bashku të gjithë aktorët e fushës për të dhënë mesazhe të rëndësishme për ditën dhe kryesisht për të ndërgjegjësuar të rinjtë për krijimet e mendjes njerëzore dhe rëndësinë që ka mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Nga ana e saj, drejtoresha Rovena Beqiraj theksoi se kjo ditë zbulon se si shpikësit, krijuesit dhe sipërmarrësit e rinj mund të përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) për të arritur qëllimet e tyre, për të gjeneruar të ardhura, për të krijuar vende pune, për të trajtuar sfidat lokale dhe globale dhe për të mbështetur zhvillimin e komunitetit dhe kombëtar.

Misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual.

Sipas saj, ka një vullnet të shprehur qartë të Qeverisë Shqiptare se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të Pronësisë Intelektuale do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës.

Në vitin 2000, shtetet anëtare të WIPO-s caktuan 26 Prillin, ditën në të cilën Konventa e ËIPO-së hyri në fuqi në vitin 1970, si Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale me synimin për të rritur kuptimin e përgjithshëm të IP-së.

Që atëherë, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale ka ofruar çdo vit një mundësi unike për t’u bashkuar me të tjerët anembanë globit për të parë se si PI kontribuon në lulëzimin e muzikës dhe arteve dhe në drejtimin e inovacionit teknologjik që ndihmon në formësimin e botës sonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy