
Edhe pse në kërkim policor, një vit më parë, Talo Çela lëvizte lirshëm me makina luksoze nëpër Tiranë. Ky është një nga detajet që del në një letër informuese që drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano, i dërgonte Policisë Kriminale në gusht të vitit të kaluar. Dokumenti që supozohej të deklasifikohej 10 vjet pasi ishte dorëzuar u publikua sot nga faqja Homeland Justice, e cila publikon të dhëna dhe shkresa zyrtare të shtetit shqiptar që prej sulmit kibernetik të kryer ndaj AKSHI-t.
Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.
Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë tek Rruga e Dibres. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me njeë mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makiunë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.
Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.



