Ndodheshin në servis, përfshihen nga zjarri dy makina në Vaun e Dejës

Ndodheshin në servis, përfshihen nga zjarri dy makina në Vaun e Dejës

Dy makina të cilat ishin të parkuara, janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës.

Në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, dy automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy