Itali / Arrestohet në tunelin Mont Blanc shqiptari i dënuar me 10 vite burg

Itali / Arrestohet në tunelin Mont Blanc shqiptari i dënuar me 10 vite burg

Një shqiptar, i dënuar me 10 vite burg, është ndaluar nga policia italiane, në tunelin Mont Blanc.

Ai është një 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, dhe rezulton se nuk ka kryer të plotë dënimin e mëparshëm me 10 vite burgim dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi se ndaj shqiptarit është lëshuar edhe një urdhër arresti për paraburgim, i lëshuar nga Gjykata e Zakonshme në Napoli, pas një numri dënimesh për krime, që përfshijnë drogë dhe evazione.

Atij i kanë mbetur pa shlyer edhe 3 vite e 10 ditë burgim, përveç gjobës. Shqiptari është dërguar në burg, në komunën e Brissogne-s.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy