Tiranë, jep 500 lekë për të takuar djalin në burg, e arrestojnë

Tiranë, jep 500 lekë për të takuar djalin në burg, e arrestojnë

Një qytetar është arrestuar pasi i ka dhënë në formë ryshfeti 500 lekë punonjësit të burgut 313 në Tiranë për të takuar të birin i cili po vuan dënimin në këtë institucion. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur Gezim Odobashi babai i të paraburgosurit Francesko Otobashi, në momentin e dorëzimit të dokumentacionit tek regjistruesi paraburgimit Ramadan Koçi,  ka dorëzuar dhe një vlerë monetare prej  500 lekësh, e vendosur ndërmjet kartës së identitetit dhe një karte kartofoni.

 

Pasi ka parë paratë, punonjësi i paraburgimit ka ndërprerë punën dhe ka lajmëruar oficerët e policisë të cilët kanë bërë shoqërimin e qytetarit. Personi që kreu veprimin aktualisht ndodhet në ambientet e burgut 313 në pritje të procedurave të tjera ligjore nga komisariati i policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy