Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Francë mëngjesin e sotëm.
Mediet e huaja raportojnë se shqiptari rreth 60-vjeç është qëlluar me dy plumba në zemër dhe në kokë, në mes të rrugës në Strasburg.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, pjesa perëndimore e rrethit Meinau.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.



